Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku ka humbur jetën një persona dhe kanë mbetur të plagosur gjashtë të tjerë. Aksidenti sipas informacioneve të para ka ndodhur në fshatin në fshatin Lazaren, Peqin rreth orës 21:20 ku janë përplasur një kamionçinë dhe një mjeti tip “Ford”.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin tip “Ford”, Ardian Xhaja, 51 vjeç, banues në Sarandë, punonjës policie në I.E.V.P. Peqin, ndërkohë në spital kanë mbërritur 6 persona të plagosur të moshave 30-60 vjeç. Mes të plagosurve janë edhe drejtuesit e automjeteve të cilët po i nënshtrohen testit të alkoolit.
Të plagosurit sipas burimeve spitalore janë, Adem Senja, 53 vjeç, Nazmi Hysa, 60 vjeç, Gezim Baku, 60 vjeç, Marius Hysa, 30 vjeç, Kudret Hasa, 27-vjeç dhe Maksim Ranxha 50-vjeçar.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti të jetë shkaktuar gjatë një tentative parakalimi. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.