Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:40 të mëngjesin pranë Currilave.
Pesë automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa një vajzë e re sipas dëshmitarëve ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me ambulancë në spital. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.