Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vorë, ku ka mbetur i plagosur një person.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40, ku janë përfshirë dy mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi, shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.