Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ”Sokrat Miho” në Tiranë. Një 33-vjeçar duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën në anë të rrugës.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
https://www.facebook.com/opticcenter.al
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Në datën 10.11.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Sokrat Miho”, shtetasi A.K., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me një bordurë anash rrugës.
Për pasojë ai është dëmtuar dhe është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.