Aksident në “Rrugën e Arbrit”/ Automjeti përfundon në lumë, plagosen rëndë dy të rinj

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit.

Një automjet i cili po qarkullonte në rrugën e Arbrit ka përfunduar në lumë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit.

Të plagosur rëndë kanë mbetur dy të rinj 22 vjeçar nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D të cilët ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës. Nuk dihet gjendja e të plagosurve.