Aksident në Rrogozhinë/ Makina del nga rruga, humb jetën biznesmeni 46-vjeçar! Muaj më parë ndërroi jetë i vëllai


Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme (29 dhjetor) në Rrogozhinë në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” ku humbi jetën drejtuesi i mjetit.

Wood Flavour

Ngjarja ndodhi në orën 23:20 ku mjeti me drejtuesin Arjan Fesko, 46 vjeç doli nga rruga e për pasojë ndërroi jetë.

Mësohet se ai ishte një biznesmen në fushën e transportit ku vetëm pak muaj më parë humbi dhe të vëllanë, Arbër Fesko.

“Me datë 29.12.2020, rreth orës 23:20, në vendin e quajtur “Bishti i zhurit”, mjeti me drejtues shtetasin A.F., ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit shtetasi A.F., 46 vjeç” – njofton policia.



Vijon puna me grupin hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Festoni Natën e Vitit Ri 2021 tek Brilliant Hotel and SPA