Aksident në Peqin/ Makina përplaset me motoçikletën, një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan në fshatin Gjocaj. Ngjarja ndodhi rreth orë 12:50. 

“BalkanWeb” mëson se në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motoçikletë. Burime nga vendngjarje bënë me dije se përplasja mes tyre ka qenë mjaft e fortë.

Për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar për në spital. Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin e rëndë./bw