Aksident në Lushnjë, një maune del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur pasditen e  sotme në Lushnje.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e “BalkanWeb” shikohet një maune e cila ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi shkaqet  e aksidentit.