Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.
Burime për Kavaja.Net bëjnë me dije se rreth orës 2:00 të mesnatës, tek Mbikalimi në Lekaj një mjet ka përplasur për vjdekje një këmbësor, i cili ishte duke tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.
Të njëjtat burime thonë se pas përplasjes, drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe e ka derguar vetë me urgjencë dret Spitalit të Kavajës të aksidentuarin, që nuk mund ti mbijetojë aksidentit.
Burimet sqarojnë se deri tani nuk është bërë identifikimi i viktimës, pasi ai ishte një endacak.
Aksidenti ka ndodhur vetëm rreth 100 metër larg mbikalimit.
Në dëshminë e parë në polici drejtuesi i mjetit ka thënë se personi i ka prerë rrugën në mënyrë të menjëhershme dhe e ka pasur të pamundur të shmangë përplasjen.
Policia ishte në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.