Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Kavajë.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar dhe është nisur drejt Spitalit të Kavajës për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.
Mjetet e përfshira në aksident janë një Fiat Punto dhe një Audi A4.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Kavaja.Net