Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:45, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Mjeti me drejtues shtetasin Xh.H., është përplasur me motomjetin i cili drejtohej nga M.M., 23 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.