Aksident në Golem, autobusi përplaset me një ‘Mercedez’. Radhë kilometrike e makinave


Një autobus pasagjerësh është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në zonën e Golemit të Kavajës.

Siç mësohet autobusi është përplasur me makinën “Mercedez” me ngjyrë të kuqe që shihni në fotot më poshtë.

Burimet nga policia konfirmuan se nuk ka të dhëna për persona të plagosur nga ky aksident, por vetëm dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar rradhë kilometrike të automjeteve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar trafikun e krijuar.

aksident 3