Aksident në Durrës, maunia përfundon mbi trafikndarëse, trafik në autostradë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Sukthin. Mësohet se një mjet kamion ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Madje në pamjet e siguruara nga LSA shihet se një pjesë e kamionit ka përfunduar mbi trafikndarëse.

.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por aksidenti ka krijuar trafik në autostradë dhe janë dashur pak kohë deri në largimin e mjetit.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e trafikut.