Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, mjeti del nga rruga, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Zëmblak.

Sipas informacioneve, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Menjëherë pas ngjarjes shoferi i plagosur është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur detaje nga aksidenti./Bw