Aksident me vdekje në Fier- Seman/ Mjeti përplas motoçikletën, humb jetën 60-vjeçari


Policia e Fierit informon se një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në rrethin jugor.

Sipas policisë, një mjet ka përplasur motoçikletën dhe për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor ndërmjet Fierit dhe Semanit.

Fier- Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Fermë, në vendin e quajtur “Kalçeto”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë tip “Lifan” me drejtues shtetasin R. T., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes.