Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot. Automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe u përplas me bordurën anësore.
Shoferi i mjetit, Paulin Gjomarkaj humbi jetën kurse u plagos pasagjeri 27-vjeçar Nikol Gjini.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.