Policia e Shtetit ka dhënë detaje për aksidentin e mbrëmjes së kaluar në aksin Kavajë- Rrogozhinë ku mbeti i vdekur një qytetar.
Policia bën me dije se viktimë ka mbetur një person i cili nuk është identifikuar ende.
Policia e Kavajës vuri në pranga sot 62 vjeçarin Naim Subashi, pasi orës 01:50, ka aksidentuar një shtetas rreth 45 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar”, njoftoi policia.
LAJMI I KAVAJA.NET
https://www.kavaja.net/2022/05/aksident-ne-kavaje-rrogozhine-tentoi-te.html?m=1