Aksident me vdekje gjatë natës, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident me vdekje është regjistruar gjatë natës në Ndroq. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:50. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet V. B., është përplasur me mjetin me drejtues Sh. B., rreth 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën ky i fundit.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.