Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe një person ka mbetur i vdekur. Aksidenti ndodhi pranë stacionit të Trenit në Tiranë, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një motor. Drejtuesi i motorit, një 73-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit “Audi” është larguar nga vendngjarja, teksa policia i është vënë pas. Grupi hetimor po kryen veprimet e para në vendin e ngjarjes.
Informacion paraprak
Më datë 28.04.2022, rreth orës 20:10, te Stacioni i Trenit, një mjet tip “Audi” me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 73 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.