Aksident/ Makina përplaset me karburantin, plagosen rëndë dy persona. Shihni si është shkatërruar mjeti

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident në Lezhë paraditen e sotme. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Lezhë-Milot, ku një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përplasur me karburantin. 

Dy personat që ndodheshin në të kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa njëri prej tyre është transportuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.