Aksident/ Makina del nga rruga dhe përfundon në trotuar. Pamjet nga vendngjarja

 Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar. 

Ngjarja ndodhi në zonën e Misto Mames, në rrugën kryesore. Siç shihet edhe nga pamjet, makina është përplasur me hekurat anësore të rrugës, si dhe me një pemë, duke u shkatërruar thuajse totalisht në pjesën e parme të saj.

Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton rreth aksidentit në fjalë.