Aksident/ Kamioni përplas të moshuarin me biçikletë, transportohet në spital

Një 60-vjeçar është përplasur nga një kamion pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 ku shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H., banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.