Një aksident i frikshëm, por fatmirësisht pa pasoja jete, sapo ka ndodhur në hyrje të autostradës Durrës-Tiranë.
Persona nga vendngjarja raportojnë se manovrimi i gabuar në krah të kundërt ka bërë që mjeti i vogël të mbetet i ngecur mes 2 kamionëve të mëdhenj, shoferët e të cilëve kanë bërë përpjekje për ta shmangur rrezikun e jetës së pasagjerëve në mjetin e vogël me ngjyrë të bardhë.
Ndërkohë pritet mbërritja e grupit të policisë në vendngjarje për të hetuar rrethanat e këtij aksidenti.