Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:45.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë përplasur 3 mjete me drejtues shtetasit me inicialet S. E., M., B., dhe Th. G. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.