Aksident i trefishtë/ Dy persona të plagosur, dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Fier.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetin, në lagjen “Konferenca e Pezës”, në afërsi të shkollës së muzikës.

Në aksident, janë përfshirë tre mjete, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po heton aksidentin, por edhe po orienton trafikun e mjeteve të tjera që janë bllokuar.

Ambulanca ka marrë 2 persona që kanë mbetur të lënduar, ndërsa raportohet, se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.