Aksident i rëndë në Kurbin, makina përplas për vdekje këmbësorin 35-vjeçar (Emri)

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në aksin e vjetër Laç-Mamurras, në Kurbin.

Raportohet se një makinë ka përplasur për vdekje 35-vjeçarin Besim Seli nga fshati Gjorm i Kurbinit.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2021, rreth orës 08:30 në rrugën dytësore Laç-Mamurras, në fshatin Gjormë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B.S.,rreth 45 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.