Aksident i rëndë në Itali, bie në humnerë autobusi me fëmijë!

Një autobus është përfshirë në një aksident dhe ka dalë nga rruga në provincën Massa Carrara, në lokalitetin Tecchia Rossa, midis Pontremolit dhe Zerit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se brenda automjetit kanë qenë 20 studentë, të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet e ditur se shoferi i autobusit mbeti i bllokuar fillimisht e më pas është nxjerrë jashtë.

Në vendngjarje përveç mjekëve dhe zjarrfikësve janë dërguar edhe 2 helikopterë zjarrfikës dhe autoambulanca.