Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin Librazhd-Prrenjas.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përfunduar në lumin Shkumbin, në një lartësi të konsiderueshme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pishkash.
Si pasojë e aksident mësohet se kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh. Viktimë ka mbetur shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e trupave nga makina.