Aksident i rëndë/ Makina me 5 të rinj del nga rruga, çohen të gjithë me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku një makinë me 5 të rinj ka salë nga rruga. Në timon ishte 20-vjeçari me inicialet E.K, ndërsa në të udhëtonin P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Durrës/Informacion paraprak Më datë 09.07.2021, rreth orës 02:40, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi E. K., 20 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e për pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët në mjet shtetasit P. M., 30 vjeç, D. K., 30 vjeç, M. Z., 16 vjeç, dhe M. A., 20 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.