Aksident i rëndë/ Humb kontrollin e motomjetit dhe rrëzohet, dërgohet me helikopter në spital 22-vjeçari

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Çukë-Konispol”, ku një i ri ka humbur drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar.

Drejtuesi i mjetit i identifikuar si shtetasi me inicialet A. S., 22 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol.

Për shkak të plagëve të marra, i riu është dërguar menjëherë me helikopter në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.