Aksident i rëndë/ ‘Audi’ luksoz përplaset me murin e banesës, dy të plagosur

 

Aksident në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç, pranë fshatit Zejmen.

Një automjet ‘Audi’ luksoz ku udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin e përplasur me muret rrethues të një banese. Nga përplasja dy persona kanë mbetur të plagosur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e aksidentit.