Një aksident i trefishtë është regjistruar sot në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi në aksin Milot-Rrubik.
Për pasojë disa persona raportohet se kanë mbetur të plagosur, ndërsa nuk dihet numri i saktë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, një makinë ka shpërthyer në flakë.
Ndërkohë disa kalimtarët të rastit i kanë dhënë ndihmë të plagosurve, duke i nxjerrë nga mjetet që janë dëmtuar thuajse totalisht.