Një aksident i rëndë dhe misterioz ka ndodhur në Spanjë, ku dy të rinj humbën jetën dhe një 33-vjeçar u plagos. Viktimat janë një rumun dhe një shqiptar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. Por ajo që ka nxitur dyshime është fakti se dy viktimat janë gjetur të zhveshur lakuriq në rrugë dhe njërit i ishte prerë koka. Sipas mediave spanjolle, trupat e pajetë ishin të masakruar dhe të gjymtuar. Drejtuesi i njërës prej makinave po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër ishte ndalur në rrugë dhe me dritat e fikura. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy makinat u zhvendosën disa metra tutje.
Hetuesit dyshojnë gjithashtu se njëri nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasi ata. Dyshohet gjithashtu se ngjarja mund të jetë e lidhur edhe me krimin e organizuar.