Aksident/ “Benzi” del nga rruga dhe përfundon në shkurre, 5 të lënduar

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Burrel – Klos.

Pamje ku shihet një makinë tip “Benz” i cili ka përfunduar në shkurre.

Mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin 5 persona, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta. Fatmirësisht, si pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.