E djela e 25 korrikut perkoi me nje feste te bukur sportive te femiljeve futbolliste te grupmoshave U-7, U-9, U-11, U-13, U-15 dhe skuadres se futbollit te Femrave.
Promotore ka qene Akademia e Futbollit “Besa Elite” qe perfaqeson denjesisht vlerat me te mira te futbollit ne qytet.
Prezenca e te gjithe skuadrave si dhe e prinderve qe shoqeronin femijet e tyre, i dha “Festes se Cmimeve” mjaft bukuri. U ndane certifikata, kupa, topa futbolli, medalje e shume stimuj te tjere, duke perzgjedhur madje me nga nje perkufizim interesant edhe 11 futbollistet me te mire te sezonit 2020-21.
Prej 6 vitesh nga themelimi i Akademise Besa Elite, dhe tre viteve te fundit radhazi qe organizohet kjo feste, gazetari, komentatori dhe staticieni i mirenjohur sportive qe ishte moderator i kesaj veprimtarie percolli fakte e kuriozitete shume interesante nga tradita dhe historia e mrekullueshme qe Besa e Kavajes perfaqeson ne 96 vite histori te saj.
Traineret Ariel Shtini qe kryen edhe detyren e administratorit, Mirel Duka, Orneid Shala e Barom Besa, me pasionin e perkushtimin e tyre, diten te evidentojne si momentin e mire te afirmimit te vlerave te kesaj Akademie, ashtu dhe te prespektives po aq pozitive qe e pret.
Ne fund surpriza tjeter e bukur ishte nje ndeshje simbolike futbolli 2×20 minuta luajtur mes prinderve te te gjitha ekipeve qe stervitin femijet e tyre te talentuar ne kete Akademi.
Pjesmarresit shprehen njezeri urimin per sa me shume suksese ne te gjitha impenjimet futbollistike te skuadrave te grupmoshave te Akademise Besa Elite per te nderuar e ngritur lart vlerat e traditat e medha te futbollit Kavajas.