Agron Llakaj në zi, humb bashkëshorten: Sëmundja e pabesë…

Aktori i njohur, Agron Llakaj ka humbur bashkëshorten e cila është ndarë nga jeta mbrëmjen e kësaj të premte.
Agron Llakaj shkruan se Kostandina vuante nga një sëmundje e rëndë prej një kohe të gjatë.
Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës. Semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateher kur duhet ta shijonim me shume. Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot per ty por di qe, kur nje artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime me e mire e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tend nga skena une e kerkoj nje duartrokitje te madhe“, shkruan Agron Llakaj.