Agron Hysenlliu ndërroi jetë nga Covid19, Redjan Krali mesazh ngushëllimi: Nuk e kurseu urtësinë në ditë të vështira, pusho në paqe

Sot ndërroi jetë nga Covid19 Agron Hysenlliu, Drejtor i Institutit Kombëtar të Ndërtimit. 

Ndarja e parakohshme nga jeta u përcoll me hidhërim të thellë nga miqtë, shokët kolegët dhe të njohurit e tij.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Redjan Krali ka shprehur pikëllimin e tij për këtë ndarje të parakoshme nga jeta të një njeriu që ai e konsideroi si të palodhur në punën e tij.


Statusi i z. Redjan Krali: 

“Nuk u bezdis kurrë nga telefonatat (që nuk ishin të rralla) dhe pikëpyetjet që na lindnin herë pas here në procesin delikat të menaxhimit të situatës post-tërmet. Nuk e kurseu kurrë urtësinë dhe profesionalizmin e tij për të ndihmuar këdo që ngeli pa shtëpi. Jeta e preu në besë por puna e tij e vyer do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje për këdo që e njohu inxhinierin e përkushtuar dhe të palodhur, Agron Hysenlliu.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Pushofsh në paqe!”

https://www.facebook.com/RedjanKrali/posts/708681539853236

/Kavaja.Net/