Disa muaj pas arrestimit për përfshirjen në aferën e inceneratorëve, zyrtarja e Ministrisë së Energjitikës, Etleva Kondi është paraqitur sot në GJKKO.
Sipas News24, ajo kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” e cila është caktuar në muajin prill.
Anëtarja e Komisionit të Ofertave pranë Ministrisë së Energjitikës, Elteva Kondi cilësohet si një prej personave kyç në këtë aferëj.
Ajo akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.
Gjithashtu ajo u thirr për të dëshmuar në komisionin hetimor të ngritur për aferën e inceneratorëve, por nuk u pyet. Kjo për shkak se ajo ishte në një proces hetimor nga SPAK.