Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, është zyrtarisht i pandehur për fshehje ose deklarim të rremë të pasurive të kryer tre herë.
”Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”- thuhet në paragrafin 2 të pikës a të nenin 257 në Kodin Penal.
Ndërkohë GKKO i ka hequr sekuestron ndaj pasurive që i janë sekuestruar në vitin 2018, saktësisht 22.050 m² tokë arë në Tiranë dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqje 67.2 m².
Tashmë Llalla do të jetë në gjyq për akuzën e sipërpërmendur dhe rrezikon të dënohet me gjobë ose burg deri në 3 vite.