Duket se drejtori i OSHEE Adrian Çela ka rënë në krizë për llastiqe lekësh… Nëse populli i varfër shqiptar vuan për para, drejtori i Ramës, Adrian Çela vuan për llastiqe që t’i lidhë paratë e përfituara nga postet e tij shterërore ndër vite dhe nga angazhimi si mavi në politikën shqiptare krah Rilindjes.
Rikujtojmë se ai u angazhua me kohë të plotë në fushatën e Durrësit për zgjedhjet e 25 Prillit, por megjithatë nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë duke qenë se do ishte më i dobishëm për Ramën në krye të OSHEE se në parlament.
Çela së fundmi ka hapur një tender me vlerë marramendëse me objekt blerje kancelarie për OSHEE për një vit. Procedura e kufirit të lartë monetar ka një Fond Limit prej mbi 600 MLN Lekësh me TVSH.
Në sasinë e mallit që do të përfshihet në tenderin me vlerë marramendëse, bëjnë pjesë materiale të cilat me çmim shumice për një vit do të kushtonin më pak se 1/3 e çmimit të vendosur nga dora e kripur e OSHEE.
Bëhet fjalë për letra të formatit A4 dhe A3, zarfa, dosje, blloqe, shufra dhe spirale lidhëse, e disa objekte të tjera kancelarie, mes tyre llastikë lidhës parash…
Ajo që bie në sy në kriteret specifike të vendosura nga OSHEE, e theksuar në tender është edhe fakti se fituesi duhet të ketë në pronësi ose me qira 3 makina në emër të firmës.
Një kriter i parëndësishëm në një procedurë të tillë, që ngjall premisa për dyshime klienteliste të shpalljes së fituesit.
Rikujtojmë se kjo kompani me kapital shtetëror është vënë disa herë nën shënjestër të mediave për abuzime me paratë shtetërore. Denoncime të shumta të qytetarëve shqiptarë mbushin redaksinë e JOQ Albania me denoncime vjedhjeje për OSHEE tek faturat e dritave apo në matësa.
SPAK ndërkohë arreston shitësit e mbathjeve të përdorura kontrabandë, por këtej nga OSHEE plas leku i shqiptarëve për të blerë drejtori llastiqe lekësh. Ky është as më pak e as më shumë paralelizmi therës në Shqipëri miq…
Marrë nga JOQ