Hakerat iranianë që goditën sistemin TIMS pak ditë më parë kanë publikuar të dhënat e ish-kryepolicit Gledis Nano.
Në dokumentin e shpërndarë nga hakerat, shfaqen të dhënat e Nanos që nga letërnjoftimi me numrin identifikues, adresa e banimit dhe numrat e telefonit të tij dhe familjarëve.
Më pas listohen të gjitha hyrjet dhe daljet e Gledis Nanos nga sistemi TIMS ku specifikohet udhëtimi dhe targa e makinës në rastet kur ka kaluar me automjet.
Në të gjitha hyrjet dhe daljet e Gledis Nanos specifikohen datat kur ai ka udhëtuar jashtë vendosur, pikat e kalimit kufitar ku ka kaluar, linjat e udhëtimit, të dhënat e dokumentit që ka përdorur.
Udhëtimet e publikuara nga hakerat datojnë deri më 13 Mars të këtij viti kur Gledis Nano ka udhëtuar drejt Dubait me dokument diplomatik. Udhëtimi i tij në këtë destinacion ka zgjatur 5 ditë.