Zbardhet dëshmia e 15-vjeçares që dyshohet se është abuzuar nga babai i saj. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë. Vajza 14 vjeçe në fillim ka folur me psikologen e shkollës duke denoncuar të atin për marrëdhënie seksuale.
E mitura është marrë në pyetje nga psikologet dhe ka rrëfyer se abuzimi qe ka nisur ne moshën 10-vjeçare brenda në shtëpinë e tyre. Psikologia dhe drejtuesit e shkollës kanë lajmëruar policinë, e cila ka prangosur të atin. Vajza 15-vjeçare po i nënshtrohet ekzaminimeve. Ajo sqaroi mes të tjerash se abuzimi vijoi për 4 vite, gjatë kohës kur në shtëpi nuk kishte njeri.
Nena e saj e pyetur ne polici tha se nuk di asgjë dhe nuk ka dyshuar ndonjëherë te bashkëshorti. Babai i saj nuk ka pranuar ne polici asgjë. “Absolutisht jo, nuk e kam prekur vajzën asnjëherë” tha ai para oficerëve të policisë. Pritet ekspertiza nga mjeku ligjor për pretendimet.