“A jeni ne terezi apo jo?”- Braçe “shpërthen” ndaj qeverisë: Bota po dridhet nga katastrofa ushqimore, ndërsa ne kënaqemi me jonxhë


Alarmi ndërkombëtar  për një katastrofë ushqimore ka shqetësuar edhe deputetin e PS, Erion Braçe, i cili nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe thotë se ndërkohë që e gjithë bota po dridhet, në Shqipëri kënaqemi me janxhen në panair.

Sipas të gjithë i janë kthyer fshatit dhe buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet.

Postimi i Erjon Braçes

DEGJON KUSH NE KETE VEND?

DO VIJOJME ME PANAIRE KOTI

APO DO PRODHOJME PER BUKE E USHQIM?

Gjithe bota po dridhet nga

KATASTROFA E USHQIMIT!

Ne kenaqemi me JONXHEN NE PANAIR!

Eeej a jeni ne terezi apo jo?

Lexoni e degjoni;

Lufta e nje fashisti po sjell nje dem afatgjate mbi ushqimin, tregjet e dritherave dhe farerave vajore, JETIKE!

Dhe kjo eshte goditja e trete;

Pandemia, Ndryshimet Klimatike, LUFTA!

Gjithe bota i eshte kthyer prodhimit vendas se pari, fshatit e bujqesise;

NE? NE I BEJME FSHATIT PANAIRE!

Nuk di!

Buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet!

Urdheroni, eshte koha e MISRIT;

KEMI SHTUAR NDONJE DYNYM APO VITIN TJETER?

DHE VITI TJETER PER MISRIN NIS NE MAJ!

Kaq rende jemi!