Ish-kryedemokrati Lulzim Basha e ka konsideruar vendimin e dorëheqjes së tij në funkSion të ringritjes së PD. I pyetur nga gazetarët nëse është penduar që ka marrë këtë vendim Basha tha se beteja nuk është vetëm e tija.
Beteja nuk është vetëm e imja. Nuk mund ta fsheh faktin që PD dhe unë investojmë në këtë betejë por sot flas në emër të të gjithë shqiptarëve që 25 prilli u erdhi si një ditë e hidhur. Sot Shqipëria është në bisht edhe në krahasim me vendet e Ballkanit.
A është penduar se ka dhënë dorëheqjen?
Nuk dua t’u jap askujt mundësinë të spekullojë. Vendimet e mia janë në funksion të ringritjes së PD-së.
Kush janë aleatët tuaj?
SHBA, BE ata që ndihmuan në ardhjen e demokracisë, ata që bënë të mundur lëvizjen e lirë.