Fakte tronditëse nga Luftrat Ballkanike: si britanikët panë gjithçka dhe bënë sehir
Nuk është rastësi që për luftërat ballkanike nuk u shkrua në mënyrë objektive. Meqenëse kriminelët – “xhandari ballkanik”(Serbia) – nuk u dënuan për masakrat në ato luftëra, as nuk u kërkuan falje e as u penduan, ata vazhduan të sillen njësoj mes dy luftërave botërore dhe më vonë, deri më sot, shkruan kështu autori Mijo Milas.
Ideja e pastrimit të Serbisë nga “turqit” (një emër poshtërues për muslimanët) është aktuale në kulturën politike serbe të shekullit të 19-të. Gjatë gjithë këtij shekulli, muslimanët u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Serbi, pronat e tyre u konfiskuan, të gjitha para se të fitonin pavarësinë në 1878. Një numër i madh i muslimanëve nga Serbia u zhdukën për shkak të persekutimit dhe masakrave. Në prag të luftërave ballkanike, Serbia thuajse ishte “pastruar” nga muslimanët. Nga 217 xhamitë që ekzistonin në Beograd, mbeti vetëm një – Xhamia Bajrakli.
Perandoria e dobësuar osmane – “i sëmuri nga Bosfori” – u kërcënua me shpërbërje. Lufta e Parë Ballkanike (1912/1913) filloi midis Serbisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Greqisë nga njëra anë dhe Turqisë nga ana tjetër. Turqia e dobësuar nuk mundi ta kundërshtonte këtë aleancë, por u detyrua të bënte një armëpushim me aleatët e saj. Duke vepruar kështu, ajo humbi shumë territore në pjesën e saj evropiane. Duke qenë se një pjesë e aleatëve nuk u kënaqën me ndarjen e territorit të pushtuar, u zhvillua Lufta e Dytë Ballkanike (1913), e cila ishte midis aleatëve: Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, Rumanisë dhe Turqisë kundër bullgarëve. Serbia me këto luftëra e rriti territorin me 81 për qind.
Mirëpo, këtë nuk po e shkruaj për të përshkruar rrjedhën e luftërave, por për shkak të viktimave dhe mënyrës së “pastrimi të turqve”, pra si u soll ushtria serbe me muslimanët dhe shqiptarët, vijon Mijo Milas.
Dimitrije Tucoviç, serb dhe pjesëmarrës në luftërat ballkanike, thotë se ky pushtim ushtarak i Shqipërisë do të mbetet në historinë e popullit serb “si monumenti (i tij) më i përgjakshëm”. Serbia donte të dilte në det dhe në një nga kolonitë e saj, por mbeti pa gjithçka. Edhe ushtria serbe pësoi humbje të mëdha, duke mos duruar “ndonjë luftim serioz” me fiset shqiptare. Serbia dërgoi ushtrinë e saj në Shqipëri pa direktivën e duhur dhe urdhra të rrepta se si të silleshin me fiset shqiptare. Ushtria sapo ra në kontakt me popullsinë shqiptare, bëri një rrënim të tillë, saqë e shtyu popullin shqiptar në një luftë të dëshpëruar për vetëruajtje. Të gjitha burimet e tij të jetës u ndërprenë dhe popullsia e tij u plaçkit, kështu që ai duhej të zgjidhte midis urisë dhe vdekjes nga plumbi: zgjodhi vdekjen nga plumbi.
Dimitrije Tucoviç shkruan (22 tetor 1913) se këto ditë bëhet një vit nga shfarosja sistematike e popullsisë shqiptare në të gjitha viset e pushtuara nga ushtria serbe. Në grykat dhe fushat e banditizmit ballkanik këtë vit është derdhur shumë gjak njeriu. Ajo që i godet luftërat ballkanike me vulën e luftërave më barbare dhe gjakatare të epokave të errëta, nuk janë rrjedhat e gjakut në të dy anët e njerëzve të armatosur të vdekur, por një lumë gjaku i civilëve të vrarë, fëmijëve të pafajshëm, grave, pleqve, të gjithë njerëz paqësorë, me fajin e vetëm që i luteshin Zotit ndryshe, flisnin një gjuhë tjetër dhe që me naivitet prisnin dyndjet e egra të ushtrisë serbe në vatrat e tyre.
Më pas autori i referohet kujtimeve të Edit Durhamit. Në librin e saj “The Struggle for Scutari”, thuhet se serbët dhe malazezët masakruan në mënyrë rutinore civilët muslimanë shqiptarë, turq dhe boshnjakë. Ajo thekson praktikën e tyre të prerjes së hundëve dhe buzëve të sipërme të viktimave ende të gjalla.
Durham shkruan se në shumë vende të Kosovës, toka është e mbuluar thjesht me trupa të pajetë të grave dhe fëmijëve.
Durham përshkruan se si ushtarët serbë torturuan civilët me vdekje të ngadaltë, për argëtimin e tyre.
Serbët do të kërcenin rreth viktimave që po vdisnin dhe do të imitonin dridhjet e tyre të fundit para vdekjes. Vetë serbët asnjëherë nuk janë turpëruar për veprimet e tyre, shkruan Edit Durham.
Fuqitë botërore e dinin këtë, por nuk bënë asgjë. Ambasada britanike në Beograd i dinte të gjitha krimet, nuk bëri asgjë, por u përpoq t’i mbulonte gjërat, gjë që ia doli.
Një vrasje e tillë masive e njerëzve të kombësive, feve dhe gjuhëve të tjera është gjenocid. Ky është gjenocidi i parë në Evropë! A është rastësi që në vendin tonë nuk është shkruar në mënyrë objektive për luftërat ballkanike!? Nuk është! Duke qenë se kriminelët nuk u dënuan për krimet e tyre në luftërat ballkanike, as nuk kërkuan falje apo pendim, ata vazhduan të sillen njësoj në mes të dy luftërave botërore e më vonë, deri më sot, përfundon Mijo Milas. /tesheshi.com/