Donaldi dhe Iliri kanë qenë dy nga konkurrentët që kanë marrë shpesh vëmendjen si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së BB për shkak të debateve të tyre të forta.
Edhe mbrëmjen e djeshme ata kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Iliri bëri një krahasim të tradhtisë të tij dhe historisë Bora-Donald-Beatrix, ndërsa Donaldi e akuzoi atë se çdo gjë e përdor në funksion të lojës.
Megjithatë, publiku ka vënë re se pavarësisht debateve, ka momente që ata tregohen të afërt me njëri-tjetrin, ndonëse këto raste janë të rralla.
Teksa u pyetën nëse ata të dy do jenë miq pas mbarimit të BBV, Iliri iu shmang pyetjs duke mos dhënë një përgjigje konkrete. Ndërsa Donaldi tha se Iliri i pëlqen si njeri në momentin që ai tregohet vetvetja dhe nuk e ka mendjen te loja.
“Është mekanik. Mua më pëlqen kur është pa komplekse dhe i çliruar nga loja. Më pëlqen kur nuk e ka kokën te loja sepse është pozitiv”- tha Donaldi.