Deputetja e PD, Oriola Pampuri është përballur këtë të hënë me gazetarët, teksa ishte duke hyrë në sallën e Parlamentit.
Ajo është pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse në një moment do e njohë si kryetar të PD, Sali Berishën, i cili u shpall dje me mbi 40 mijë vota sërish në krye të kësaj force politike.
“Nuk mund të ketë një finale kur nuk pranohet nga të gjithë”, theksoi Pampuri.
Pyetje: Do e njihni në një moment të caktuar zotin Berisha si kryetar.
“Unë jam në linjën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ishte përgjigja e Pampurit.