Deputetja e PD-së, Flutura Açka i ka kushtuar disa vargje situatës së krijuar këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë, ku u kërkua nga opozita për të sqaruar pozitat e tij në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ish zyrtarit të arrestuar të FBI-së, McGonigal, se ka fshehur takimet me Ramën dhe se ka marrë para nga një shtetas shqiptaro- amerikan.
Në një postim në rrjetet sociale, Açka ka shkruar disa vargje ku mes tyre vihet re ironia me kryeministrin teksa i drejtohet: “Lol, o xhan, të griu tënja
ha e ha e t’u kalb rrënja.
Dil nga vrima, fol në mejdan,
trimat nga dhjakësit kjo i ndan”.
Postimi i plotë
Amerika na çoi kartë
Lol, o xhan, të griu tënja
ha e ha e t’u kalb rrënja.
Dil nga vrima, fol në mejdan,
trimat nga dhjakësit kjo i ndan.
Dil në dritare fol me të tutë
iu mek zëri, kanë veshur futë.
Mendo, o xhan, zonjat me naze,
në lot u zgjuan e me maraze.
Mendo për shokë e solidarë,
paratë në thasë e pyka nē garë.
Patrinazhistë po qajnë me kujë,
po ike ti, anija fut ujë.
Dil në shesh, dritare në daç,
ti që mavi vesh kuç e maç.
Folna një fjalë e gënje prapë,
satelit e yje dhe ujë të thatë.
Me top e potere grive dhe fole,
erdh ora, lol, të korrësh ç’na mbolle.
Kush trim me fatet e vendit loz,
Hyn ditës shul, del natës lloz.