Kandidati i PD në zgjedhjet e 14 Majit për Bashkinë Kavajë, Fisnik Qosja ka deklaruar se fitorja e demokratëve në zgjedhjet për kryetar bashkië në këtë qytet është e padiskutueshme. Në një intervistë në “Fax News”, Qosja thotë se kryetari aktual nuk ka ardhur nga vota dhe u shërbyer qytetarëve. Sipas tij gjendja aktuale e Kavajës është për të ardhur keq, pavarësisht se ndodhet në zemër të shqipërisë dhe resurseve të jashtëzakonshme turistike që ka dhe bukurive natyrore.
Për kandidatin e opozitës në 14 Maj fitoren e PD në Kavajë nuk e ndal dot as Edi Rama dhe as ata posht tij, pasi kryetari aktual e falimentoi qytetin duke lejuar që edhe institucionet e shërbimeve bazike t’u largohen qytetarëve.
“Sot me keqardhje po e them që Kavaja është për të ardhur keq. Ne temi Bashkia Kavajë, por Bashki nuk është. Ne themi kryetari i Bashkisë Kavajë, por as kryetar nuk është. Një njeri që nuk vjen nga pasha e votës, harrojeni që do të bëjë diccka të mirë për qytetin dhe komunitetin. Tani ne kemi një bashki të falimentuar, kemi një ujësjellës të falimentuar.
Kemi njerëz të mbrkullueshëm, kemi 30 km vijë bregdetare, fshatra të mrekullueshëm, jemi qytet në zemër të Shqipërisë, 20 minuta larg portit, 30 minuta larg aeroportit dhe 40 minta larg kryeqytetit dhe të rrijë kavaja në këtë “derexhe” është për të ardhur keq. Unë them që primaret janë shkëndija e parë dhe 14 maji do jetë e dyta që fitorja e Partisë Demokratike në Kavajë është e padiskutueshme dhe nuk e ndal dot as Edi Rama as askush tjetër aty posht”, tha Fisnik Qosja.