PS zbulon emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 Marsit në Durrës dhe Shkodër

PS zbulon emrat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 Marsit në Durrës dhe Shkodër. 

Emri i parë i kandidatit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit është në Durrës. Burime të sigurta nga Partia Socialiste e Durrësit thanë se socialistët do të kandidojnë në këtë qark Emirjana Sakon.

Të njëjtat burime i thanë gazetares Haxhiaj se pritet të nisë mbledhja e Kryesisë së PS në Durrës për të prezantuar kandidaten Sako. Mësohet se Emirjana Sako ka marrë edhe mbështetjen e kryeministrit Edi Rama për të kandiduar për kryetare bashkie në Bashkinë e Durrësit.

Aktualisht, Emirjana Sako është aktualisht kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, ndërsa për disa mandate ajo ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Shërbimeve Publike në këtë bashki. Sako ka menaxhuar edhe periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit në Durrës.

Kujtojmë se Bashkia e Durrësit është pa kryetar që prej fundit të nëntorit 2019, pasi kryebashkiakja e asaj kohe, Valbona Sako, dha dorëheqjen, vetëm disa muaj pasi kishte marrë postin.

SHKODRA 

Një tjetër emër nga PS si kandidate në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kandidojë Majlinda Angonin për kryetare të Bashkisë së Shkodrës.

Aktualisht Angoni është në krye të prefekturës së Shkodrës prej shtatorit 2020. Burime nga PS bënë me dije se Rama ka zgjedhur pikërisht Angonin për garën në një bashki si Shkodra, ku kanë drejtuar gjithmonë demokratët. 


Kryesia e PS Shkodër do diskutojë sot për kandidatin në zgjedhje. Shkodra është një nga bashkitë ku do zhvillohen zgjedhje më 6 mars.